Berisha e quajti ndrikull, ish-zëdhënësja e FSHF-së tallet me qytetarin dixhital të ish-kryeministrit dhe e quan…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 23:09

Berisha e quajti ndrikull, ish-zëdhënësja e FSHF-së tallet me qytetarin dixhital të ish-kryeministrit dhe e quan…

Disa kohë më parë ish-Kryeministri Sali Berisha, e pati quajtur ndrikull Jona Dervishin, që më parë mbante postin e zëdhënëses për shtyp pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

berisha jona devishi

Ajo nuk reagoi atëherë, por dy ditë më parë ka postuar një SMS pikant në Instagramin e saj, duke e cilësuar fshatar, “qytetarin dixhital”. Kujtojmë që Berisha  e ka “pronë” të vetën moton e “qytetarit dixhital”. Sot ndërkohë, doktori ka festuar ndërkohë edhe 74-vjetorin e lindjes.

“Nuk mendoj që ky ‘dixhitali’ të jetë qytetar, do jetë fshatar derisa merret me thashetheme” – shkruan Jona Dervishi në Instagram.

44118680_2085716781452945_1830174719756730368_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"