Berisha: Dua të rri te Atalanta. Të shtunën ndaj Milanit? Kujdes nga dy lojtarë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2017 | 17:48

Berisha: Dua të rri te Atalanta. Të shtunën ndaj Milanit? Kujdes nga dy lojtarë…

Etrit Berisha përgatitet për një finale sezoni ndër më të rëndësishmet e karrierës së tij në nivel klubesh. Atalanta e portierit të përfaqësueses shqiptare luan të shtunën në Bergamo ndaj Milanit një ndeshje e cila në rast fitoreje thuajse vulos vendin e 5 dhe pjesëmarrjen në Ligën e Europës në edicionin e ardhshëm.

berisha

“Publiku unë na jep një shtysë të jashtëzakonshme, na ndihmon. Ndeshja e të shtunës mund të jetë ajo vendimtarja, duam ta fitojmë absolutisht. Por jemi të qetë, kemi një avantazh të mirë në klasifikim. Bergamo është një qytet i cili jeton për futbollin, me tifozë të jashtëzakonshëm”, shpjegoi Berisha në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta Dello Sport”. “

“Ndaj Milanit është ndeshja që presim më me ankth, por edhe ajo më e vështira. Vendi i katërt tashmë ka ikur, objektivi është vendi i pestë. Duam dhe duhet ta arrijmë, por të shtunën do të jetë e vështirë”, vijoi portieri, i cili analizon rivalët e radhës.

berisha

“Donaruma është një portier shumë i mirë, i cili po bën gjëra të mira te Milani, sidomos kur ke parasysh moshën e re që ka. Suso është shumë i fortë dhe i vështirë për t’u kontrolluar. Pastaj përpara është Baka, i cili është gjithmonë i rrezikshëm. Por ne luajmë në shtëpi dhe duhet të shfrytëzojmë këtë avantazh”, theksoi ai.

Berisha ka treguar se vazhdon të mbetet në kontakt me drejtues e lojtarë të Lacios, sidomos me Thomas Strakoshën të cilin e ka etiketuar një mik dhe me të cilin flet vazhdimisht. Por ai nuk ka dëshirë të kthehet te bardhekaltërit që zotërojnë kartonin e tij, por të vazhdojë të qëndrojë te Atalanta.

berisha

“Unë e kam thënë gjithmonë dhe vazhdoj ta përsërit se këtu ndjehem mirë. Si qyteti, ashtu edhe klubi më mundësojnë të ndjehem i qetë. Mua do të më pëlqente të qëndroja, në fund të sezonit, unë menaxheri im dhe Lacio do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm”, deklaroi Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"