Berisha drejt largimit nga Atalanta, sot vizitat mjekësore në ekipin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 14:32

Berisha drejt largimit nga Atalanta, sot vizitat mjekësore në ekipin e ri

Siç ishte lajmëruar edhe më parë, Berisha do të largohej nga Atalanta. Klubi kishte vendosur të bënte revolucion, dhe Berisha do të largohej nga të parët. Megjithatë ngjarjet kanë rrjedhur shumë shpejtë.

berisha

Sipas asaj që raporton “SecoloXIX” nga Xhenova, Berisha do të veshë fanellën e Sampdorias sezonin e ardhsëhm. Gazeta cilëson se ka një akord, dhe madje portieri i kombëtares sonë, pritet të kryejë vizitat mjekësore ditën e sotme. Vivano është larguar, dhe Berisha nuk duket se do të ketë një rival të fortë për vendin e titullarit. Zyrtarizimi do të vijë shumë shpejt. Një tjetër shqiptar që Sampdoria po e pret është edhe Valon Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"