Berisha dhe Gjimshiti në “Skuadrën e vitit”, Kristiano Ronaldo “Futbollisti i sezonit”. Ja të gjitha çmimet e “Gran Gala” 2019

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 18:08

Bota FB Kombetarja LAJMI KRYESOR Legjionaret Seria A Të fundit

Berisha dhe Gjimshiti në “Skuadrën e vitit”, Kristiano Ronaldo “Futbollisti i sezonit”. Ja të gjitha çmimet e “Gran Gala” 2019

Gjithmonë ka ngjalluar diskutime. Në të mirë e në të keq. Në ceremoninë e “Topit të Artë” mungesa e tij nuk kaloi pa u vënë re. Dje në mbrëmje, Kristiano Ronaldo preferoi skenën e “Megawatt” të Milanos ku shoqata e futbollistëve italianë dha dje çmimet për më të mirët e sezonit të kaluar. 

Ronaldo

Duke qenë i pranishëm në “Gran Gala del Calcio”, ylli i Juventusit justifikoi snobimin që i bëri ceremonisë së “France Football” e cila vlerësoi Leo Mesin si futbollistin më të mirë të sezonit të kaluar. Vlerësim i njëjtë iu bë edhe portugezit, por çmimi “Futbollisti më i mirë”, në rastin e tij vlen vetëm brenda territorit italian. Përveç menaxherit, Zhorzh Mendes që e ka cilësuar si më të mirin në botë, në ndihmë të shokut të skuadrës ka ardhur Miralem Pjaniç, i cili duke folur për mediat përpara nisjes së ceremonisë deklaroi:

“Ronaldo nuk është mësuar. Na vjen keq, sepse në vitet e fundit ka qenë më i miri në botë”. Në të njëjtën gjatësi vale edhe Fabio Paratiçi. Drejtori i Juves nuk i ka kursyer elozhet për numrin 7 bardhezi: “E kemi thënë gjithmonë mendimin tonë. Ronaldo e meritonte, por këto renditje varen nga këndvështrimi. Më vjen të qesh kur e cilësojnë si problem”.

ÇMIMET E TJERA – Me CR7 që u zgjodh si më i miri i Serisë A, nuk munguan edhe çmimet në kategoritë e tjera. Sandro Tonali i Breshas u vlerësua si më i mirë për Serinë B për sezonin e kaluar, ndërsa Xhanluka Roki u zgjodh “Arbitri më i mirë”.

Për golin me thembër ndaj Napolit, Fabio Kualjarela fitoi “Goli më i bukur” një çmim që në kategorinë e femrave iu dha milanistes Taisa Moreno. Mesfushorja e Romës Manuela Xhuliano u zgjodh “Futbollistja më e mirë” ndërsa Atalanta si klubi më i mirë. Kujtojmë që pjesë e Atalantës sezonin e shkuar ishin Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, të cilët janë mëse krenar për këtë çmim. Kujtojmë që gardiani kuqezi këtë sezon është pjesë e SPAL-it.

Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti

Teksa portieri më i mirë është zgjedhur Samir Handanoviç i Interit, mbrojtësit e përzgjedhur si më të mirët kanë qenë Kolarov i Romës, Kulibali i Napolit dhe juventinët Zhoao Kanselo e Xhorxho Kielini. Për kategorinë e mesfushorëve, më të mirët janë përzgjedhur Miralem Pjaniç, Josip Iliçiç (Atalanta) dhe Nikolo Barela që vjet luante për Kaljarin. Nuk kanë kaluar pa u vlerësuar edhe bomberat. Ronaldo, Zapata dhe Kualjarela mbyllën “Galanë” e futbollit italian.

cmimet

Pas vlerësimit, Ronaldo deklaroi: Dua te flas në italisht. Falenderoj shokëtdhe koleget që më votuam. shkuari ishte sezoni im i parë në ltali. Kampionati ishte i vështirë, por pata kënaqësi. Uroj që edhe në sezonin aktual të ruajmë këtë ritëm.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com