Bëri të njëjtën gjë si Mançini, ish-trajneri i Italisë shpërthen kundër Federatës: Atë po e mbron, mua më lëshuan…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2022 | 13:57

Bëri të njëjtën gjë si Mançini, ish-trajneri i Italisë shpërthen kundër Federatës: Atë po e mbron, mua më lëshuan…

Në vitin 2017, Italia u eliminua turpshëm në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018” dhe në krye të kombëtares ndodhej Xhampiero Ventura. Pas asaj humbje me Suedinë, tekniku u shkarkua menjëherë, duke u zëvendësuar me Mançinin.

ventura-mancini

Dhe ky i fundit bëri të njëjtën gjë, duke e lënë për të dytën herë radhazi Italinë jashtë një kampionati botëror.

“Në Palermo, pas humbjes kundër Maqedonisë së Veriut pashë presidentin e federatës, Gabriele Gravina, i cili iu ul pranë dhe e mbështeti menjëherë Roberto Mançinin. Ndërsa mua, në 2017-ën, më bënë të vetmin fajtor për mospjesëmarrjen në Botërorin 2018, por nuk më është dukur asnjëherë e drejtë, teksa kishim në grup dy ekipe elitare si Spanja dhe Suedia”.

Me këto fjalë, Xhampiero Ventura, komenton faktet e fundit të ndodhura në përfaqësuese: “Këto ditë, edhe media nuk e përmendte emrin e Mançinit, por artikujt më të shumtë ishin: ‘Në gjueti të fajtorëve’ dhe ‘Roberto të lutem qëndro’. Pse ka probleme goli Italia? E thjeshtë, sepse nëse sheh 6 ekipet e para të Serisë A, asnjë prej tyre nuk ka një italian në sulm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"