Bëri sherr me trajnerin Cungu, Yll Hoxha largohet nga Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2016 | 12:15

Bëri sherr me trajnerin Cungu, Yll Hoxha largohet nga Vllaznia

Mesfushori shqiptar nga Kosova, Yll Hoxha, është larguar përfundimisht nga ekipi i Vllaznisë. Disa ditë më parë ai pati një debat të fortë me trajnerin e skuadrës, Armando Cungu, çka solli dhe përfundimin e aventurës së tij tek ekipi shkodran. Zgjidhjen e kontratës e ka bërë të ditur vetë klubi i Vllaznisë me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Ylli Hoxha Vllaznia

Njoftimi i Vllaznisë

vllaznia njoftimi

Postimi i Vllaznisë në Facebook

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur ka zgjidhur me mirëkuptim të plotë marrëveshjen kontraktuale me lojtarin Yll Hoxha. Përmes kësaj komunikate, klubi jep faleminderimet përkatëse për kontributin profesional të lojtarit pranë Vllaznisë si dhe i jep urimet më të sinqerta për një vazhdimësi sa më të mirë dhe të gjatë në karrierën e tij si futbollist.

KF VLLAZNIA”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"