Bëri për vete të gjithë “San Siro”-n, “treni” Dumfris: Me Interin fitoj tituj, tifozëria elektrizuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 10:15


Bëri për vete të gjithë “San Siro”-n, “treni” Dumfris: Me Interin fitoj tituj, tifozëria elektrizuese

Interi ishte një tren ek spres në ndeshjen ndaj Bolonjës të shtunën pasdite. Kampionët e Italisë dhuruan spektakël duke mundur 6-1 skuadrën e Mihajloviçit në Milano. Lista e golashënuesve ishte e gjatë me lojtarë të ndryshëm, por një nga protagonistët kryesorë ishte Denzel Dumfris, holandezi që erdhi në merkaton e verës la të gjithë me gojë hapur që në minutën e gjashtë kur asistoi për Lautaron.

DUMFRIS 1

Pas ndeshjes, të gjitha duartrokitjet ishin për të. Denzel Dumfris debutoi për herë të parë me fanellën e Interit si titullar dhe përballë tifozëve të tij. Holandezi u shfaq i lumtur para kamerave të “InterTv”, për minutat dhe për asistin. “Jam shumë i lumtur për paraqitjen, ishte fantastike.

Ishte debutimi dhe ta shoqërosh me një asist është gjë e veçantë”. “Ndihem shumë mirë këtu dhe po më ndihmojnë të gjithë që nga De Vraji i cili më ndihmon të përshtatem e deri te të tjerët që i falënderoj.

DUMFRIS

Tifozët më pritën me ngrohtësi dhe po përpiqem të mësoj italisht, por janë terma të futbollit kryesisht ato që kam fiksuar më shumë. Dua të fitoj tituj këtu. Një ndeshje e tillë më duhej sepse paraqitje të tilla më japin besim duke pasur parasysh që nuk jam stërvitur me PSV-në. Jam i lumtur këtu”, tha holandezi.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/