Bëri gafë të pafalshme, Klop i thotë Alisonit: Bëre gabimin në ndeshjen që duhej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 18:38

Bëri gafë të pafalshme, Klop i thotë Alisonit: Bëre gabimin në ndeshjen që duhej

Sot Liverpuli ka luajtur ndeshjen përballë skuadrës së Leisterit e vlefshme për javën e katër të Premier Ligës dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë gafa e portierit Alison.

0_JS161149402-1

Megjithëse rezultati përfundoi 2-1 në favor të Liverpulit gafa e Alison është e pafalshme. Megjithatë nuk i është dukur kështu trajnerit të Liverpulit, Jurgen Klop i cili i ka thënë portierit brazilian:

kloppp-780x439

“I thashë se ishte ndeshja e duhur për ta bërë atë gabim pasi arritëm të fitonim gjithsesi. Po të kishim pësuar edhe golin e dytë do të kishte qenë e rëndë, por ai dhe Joe Gomez na shpëtuan në disa raste. Por ne e merituam fitoren dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson për momentin. Javën e kaluar bëri atë që bëri, dhe ishte e qartë se do të vinte dita që do ta pësonim. Por nuk do të ndryshojmë. Nuk e di pse nuk e largoi topin, ai dribloi dhe ata shënuan. Ishte një gabim, asnjë portier në botë nuk duhet të tentojë të driblojë në atë situatë. Por ai e bëri, por s’ka gjë. Futbolli është një lojë ku bëhen shumë gabime. Duhet të ndodhë, në mënyrë që të mos ndodhë më.”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"