Bëri Botëror të shkëlqyer, “sirena” angleze për futbollistin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 19:13

Bëri Botëror të shkëlqyer, “sirena” angleze për futbollistin e Interit

Perisiç ishte nga ata futbollistë që shkëlqyen këtë Botëror. Ai ishte një motor që “shfaqej” sa në të majtë sa në të djathtë të sulmit. Mesfushori i Interit tashmë është vënë në ndjekje nga klube angleze.

perisic

Kështu, Murinjo kërkon ta bëjë një “djall” Perisiçin dhe ka gjithë merkaton përpara për ta realizuar diçka të tillë. Megjithatë, Junajtid nuk është i vetmi që është venë në ndjekje të tij. Edhe Arsenali ka shprehur interes për kroatin. Me pjesëmarrjen e Interit në Ligën e Kampionëve, milanezët kërkojnë të ndërtojnë në ekip kompeditiv dhe nuk pritet të sakrifikojnë asnjë nga “yjet” e skuadrës, por anglezët e kanë treguar se mund të marrin këdo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"