Bëri aksident, blerja e Apolonisë bën jehonë në shtetin e tij. Mbrojtësi vjen pas një periudhe të frikshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 9:06

Bëri aksident, blerja e Apolonisë bën jehonë në shtetin e tij. Mbrojtësi vjen pas një periudhe të frikshme

Apolonia pret tre lojtarë nga Gana, të cilët pasi firmosën, mbetet ardhja e tyre në Fier për t’iu bashkuar skuadrës. Të kushtëzuar nga rregullat e ndryshuara prej pandemisë, udhëtimi i tyre nga Gana drejt Shqipërisë po bëhet si telenovelë. Megjithatë, së fundmi mediat në Ganë i kanë bërë jehonë transferimit të mbrojtësit Benjamin Agyare, mesfushorit Kofi Jeboah dhe sulmuesit Bernard Artur, te klubi fierak.

Apolonia

Dokumentacioni është plotësuar dhe gjasat janë që në fillim të javës së ardhshme të tre lojtarët të jenë në Fier. Bujë të madhe sipas mediave në shtetin afrikan ka bërë kalimi i mbrojtësit Agyare, i cili vjen pas eksperiencës te skuadra më e mirë ganeze, Hearts of Oak, ku përjetoi gjithashtu një moment të pakëndshëm.

“Benjamin përfundoi kontratën me gjigantët e Ganës dhe tashmë shpreson të rizbulojë formën e tij në kampionatin shqiptar pas një kohe të tmerrshme me Hearts of Oak. Mbrojtësi u kthye nga një dëmtim që ai mori në një aksident me makinë dhe pas dy muajsh pa aktivitet, pret të rikthehet në fushë. Mbrojtësi për të cilin shumë besuan se nuk kishte nevojë për më shumë se tri ndeshje për të rizbuluar formën e tij pas aksidentit të pafat, u largua me shpejtësi te skuadra shqiptare, sepse bëri përshtypje te skautët e tyre.

2BBB518B-849C-4F51-BE1E-CC7C5070F723

Ai do të bashkohet me Apoloninë shumë shpejt, teksa do të gjejë aty edhe sulmuesin Bernard Arthur, i cili gjithashtu arriti akord me klubin shqiptar dy javë më parë”, shkruante dje portali ganez për mbrojtësin Agyare, që bashkë me Jeboah dhe Artur do të forcojnë ekipin bardhejeshil në prag të fillimit të kampionatit shqiptar.

BUJAR RAMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"