Berbatov: Mesi është padroni i futbollit botëror, stili i jetës së Ronaldos është një m..

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2017 | 12:45

Berbatov: Mesi është padroni i futbollit botëror, stili i jetës së Ronaldos është një m..

Dimitar Berbatov, në një intervistë për rrjetin “ESPN”, ka folur për rivalitetin mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, por për sulmuesin bullgar, i cili ka qenë shok skuadre me portugezin te Mançester Junajtid, argjentinasi është një hap më lart sesa ylli i Realit të Madridit.

Berbatov dhe Ronaldo

“Për mua, Mesi është padroni i futbollit botëror për momentin. Edhe Kristiano është mahnitës, por Leo e bën futbollin që të duket diçka shumë e thjeshtë, ndoshta sepse i tillë është edhe në jetën e përditshme. Kë duhet të marrin shembull lojtarët e rinj? Mesi është një talent, ndërsa Ronaldo është një punëtor fantastik.

Ata duhet të marrin shembull Kristianon, sepse punon pa u lodhur, por ndërkohë nga ai duan të kopjojnë flokët, veshjet, makinat… Unë dua që ata të shohin si stërvitet Kristiano… Sepse pavarësisht faktit që ai është një lojtar i madh, stili i tij i jetës është një m…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"