Beratas apo “jabanxhi”, dilema për trajnerin e ri të Tomorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2021 | 0:00

Beratas apo “jabanxhi”, dilema për trajnerin e ri të Tomorit

Në Berat janë të pavendosur për trajnerin e ri. Në tavolinën e kryebashkiakut Ervin Demo janë disa emra, megjithatë akoma nuk është marrë një vendim.

Tomori-Egnati 2-1

Nuk dihet ende nëse pasardhësi i Bledar Sinellës do të jetë sërish “jabanxhi” apo do t’i besohet ndonjë beratasi. Çdo ditë e më shumë rritet kurioziteti për të mësuar emrin e ri të kryepankinës së Tomorit, pasi me emërimin e tij do të nisë edhe ndërtimi i ekipit për sezonin 2021-2022.

Në kamp, ka edhe nga ata që ngrenë shqetësimin se vendimmarrja për rindërtimin e ekipit nga ana e kryebashkiakut Demo duhet të jetë e shpejtë. Fakti që Tomori kërkon të pasurojë organikën me një numër jo të vogël futbollistësh cilësorë, duhet t’i bëjë drejtuesit të nxitojnë e të mos presin derisa tregu i futbollistëve të boshatiset nga merkato e verës. Puna në letër nga skuadrat rivale të Tomorit ka nisur ndërkohë, ndaj nuk duhet pritur gjatë.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"