“Bëra disa gabime”, Marku analizon suksesin në “Air Albania”: Më dëmtoi e çara, nuk desha kundërshtar të lehtë këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2022 | 23:00

“Bëra disa gabime”, Marku analizon suksesin në “Air Albania”: Më dëmtoi e çara, nuk desha kundërshtar të lehtë këtu

Florian Marku vazhdoi sukseset në ringun profesionist me fitoren e 12 teksa mbetet i pamposhtur pasi në karrierë ka regjistruar edhe një barazim. Por boksieri shqiptar pranoi për “Sky Sports” pas duelit të fituar kundër Miguel Parra Ramirez në “Air Albania” se në këtë sfidë kishte zgjedhur vetë një rival të fortë dhe se ishte gati të sfidonte këdo.

bandicam 2022-08-25 22-36-41-472

“Ishte një duel i mirë, bëra disa gabime, ishte më e vështirë se mendohej. Ne shkëmbyen grushte, meksikanët e dini që vijnë të luftojnë dhe ky erdhi të luftonte.

E çara ishte problem se nuk mund të shihja me syrin e majtë. E nisa mirë dhe mendoj se e çara me dëmtoi.

Dhimbja në momentin kur u rrëzova? Nuk ishte dhimbje, ishte si rrufe, për një sekondë, por asgjë më shumë.

Mbështetja? Ishte e pabesueshme, dua të falënderoj të gjithë që më mbështetin. Turma ishte e mrekullueshme. Unë desha të paraqitesha edhe më mirë, por nuk desha një kundërshtar të lehtë këtu.

Rivali i radhës? Nuk më intereson kush është, këdo që të më sjellin do të jap më të mirën”, tha Marku për “Sky Sports”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"