“Bëra çfarë munda”, menaxheri i Hysajt i vendos ultimatum Napolit: Dua që rinovimi të realizohet deri në 5 tetor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:33

“Bëra çfarë munda”, menaxheri i Hysajt i vendos ultimatum Napolit: Dua që rinovimi të realizohet deri në 5 tetor

Menaxheri i kapitenit të Shqipërisë Elseid Hysaj vendos të ardhmen e klientit të tij në duart e Napolit. Mario Xhufredi u shpreh gjatë një prononcimi për “Radio Punto Nuovo” se nuk është tashmë në dorën e tij rinovimi i mbrojtësit të djathtë.
I patitulluar
Ai deklaroi se dëshiron që marrëveshja të realizohet deri në 5 tetor, datë kur skadon merkatoja për të gjitha klubet e futbollit.
Hysaj goli i pare me Napolin

“Unë përpiqem gjithmonë që të jem bashkëpunues. Menaxheri është pika e takimit midis futbollistit dhe klubit dhe duhet të sillet në mënyrë të mirë me të dyja palët, ashtu siç ai e mendon. Rinovimi i Hysajt? Janë hedhur disa hapa para, gjithçka do të përshpejtohet me shitjen e Arkadiush Milik. Do të jetë një firmë përfundimtare, gjithmonë nëse do të arrijmë një marrëveshje që të kënaqë futbollistin. Interesi im është që rinovimi të realizohet deri në 5 tetor, më tej nuk e di se çfarë do të ndodhë. Jam i bindur, por kjo situatë nuk varet nga unë tani. Bëra çfarë mund të bëja”, deklaron menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhufredi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"