Beqiri qan rastet e humbura me Erzenin: Shpërdoruam shumë, u thashë lojtarëve të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2021 | 22:40

Beqiri qan rastet e humbura me Erzenin: Shpërdoruam shumë, u thashë lojtarëve të…

Elvin Beqiri nuk e priste që loja të merrte këtë rrjedhë. Pas ndeshjes, trajneri i Tërbunit tha:

terbuni erzeni

“Nuk e kisha menduar kurrë se loja do të shkonte kështu. I kisha porositur lojtarët të tregoheshin të kujdesshëm në mbrojtje. Na ndëshkuan me dy raste, ndërsa ne shpërdoruam shumë. Tani vëmendjen do ta përqendrojmë te Tomori, që do ta luajmë në shtëpi. Duhet të arrijmë një rezultat pozitiv, për të ecur përpara dhe mos zhgënjyer më tifozët”.

Nevil Dede

Nevil Dede

E dinte që do të ishte “malore”, aq sa edhe një pikë mund ta kënaqte. Megjithatë, skuadra e Nevil Dedes fitoi dhe tani është e dyta. “Ishim përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, pasi kundërshtari ka një mbrojtje të pathyeshme dhe një portier cilësor dhe jo më kot kishte pësuar vetëm një gol. I kisha porositur futbollistët të godisnin kundërshtarin në pikat e dobëta. Ne do të ishim të kënaqur edhe me një barazim…”, tha trajneri i shijakasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"