Beqiri: Në transfertë jemi ekip më cilësor, këto ndeshje na ka munguar pasimi i fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 19:15

Beqiri: Në transfertë jemi ekip më cilësor, këto ndeshje na ka munguar pasimi i fundit

Zv.trajneri i Flamurtarit, foli për gjendjen e ekipit dhe për fitoren, në mikrofonin e Supersport, pas fitores 2-0 ndaj Lushnjës.

jeton beqiri

Fitore e vështirë

Çdo fitore ka rëndësinë e saj. Këto tre pikë ndaj Lushnjës janë të rëndësishme. Kur luan me skuadrën e fundit të tabelës, janë të vështira për t’u përgatitur. Vinim nga pesë ndeshje të forta me rivalë konkretë.

Kishit menduar rotacion, por dëmtimet nuk po ju lejojnë

Edhe dëmtimet, edhe kartonat janë pjesë e lojës. Muarem pësoi një goditje në stërvitje, dhe duhet të ndalojë disa ditë. Edhe Tunkara. Edhe Xhufo, Danilo dhe Zuka ishin me probleme, dhe vendosëm të mos i përdorim nga fillimi. Duhet bërë një menaxhim më i mirë i kësaj situate.

Pse kjo skuadër shumë e varur nga Sidibe?

Sidibe është një nga pikat më të forta të skuadrës. Një hit i këtij kampionati. Edhe futbollistë të tjerë po bëjnë shumë mirë, si Useini apo Zuka në këto ndeshje. Presim edhe ardhjen në kondicion të Muarem, që të menaxhojmë forcat gjatë gjithë kampionatit. Jemi edhe në gjysmëfinale të Kupës, dhe ndeshjet luhen të ngjeshura.

A keni vështirësi në fushën tuaj, për të zgjidhur situatat? Jeni më të rrezikshëm jashtë fushës… Topi i fundit kalon me vështirësi. Vetëm në fund, iu pasua Alveshit nga Sidibe.

Keni të drejtë, jemi një skuadër që shprehemi më lirshëm jashtë. Edhe statistikat thonë këtë gjë. E dimë që na mungon pasimi i fundit. Na mungojnë edhe futbollistët e tillë. Xhufo apo Muarem, që vertikalizojnë. Për ngritjen e nivelit të lojës, duhet të përmirësojmë edhe këtë gjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"