Beqiri: Kthesa fillon ndaj Lushnjës, duam 3 fitore në 3 ndeshjet e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2017 | 16:25

Beqiri: Kthesa fillon ndaj Lushnjës, duam 3 fitore në 3 ndeshjet e radhës

“Luftëtari do të rikthehet te rezultati pozitiv. Pavarësisht mungesës së pikëve, kemi ditur të mbrohemi mirë, të prodhojmë raste shënimi, edhe pse përballë kemi patur kundërshtarë shumë të vështirë. Kalendari i javëve të fundit ka rezultuar një “ferr” i vërtetë për ne, por kjo nuk do të thotë se nuk do të dimë të reagojmë në përballjet e shtëpisë”, kështu e nis prononcimin e tij kapiteni i Luftëtarit, Orjad Beqiri, në prag të sfidës së fundjavës me Lushnjën.

beqiri hallaci kukesi luftetari

Të gatshëm për të treguar se Luftëtari nuk e meriton pozicionimin në tabelë pas 8 javëve të luajtura, bluzinjtë, nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika, po punojnë fort që të rikthehen te fitorja. Sa i përket javëve në vijim, duke nisur nga ndeshja me Lushnjën, sipas kapitenin Beqiri, Luftëtari do të gjejë forca që të rikthehet te paraqitjet si në edicionin e shkuar.

“Me më shumë përgjegjësi dhe përkujdesje si në mbrojtje, ashtu dhe në sulm në takimet e radhës, Luftëtari do të dijë të ‘prishë’ mallkimin e rasteve të humbura. Gjithashtu, do të jemi solidë edhe në fazën mbrojtëse. Lushnja është një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar dhe nuk duhet të ndikohemi nga pozicionet në renditje.

Me shpirt gare dhe sakrificë, do të arrijmë të rikthejmë imazhin e humbur në javët e fundit, edhe pse jemi përballur me skuadrat elitare të futbollit shqiptar. Duhej të kishim marrë më shumë në këto takime të fundit, por na jepet rasti të bëjmë autokritikë dhe të kërkojmë fitoren në tri ndeshjet që kemi për të luajtur në Gjirokastër” tha Beqiri për “Panorama Sport”.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"