Beqiri: Durrës, do shihni Kamzën e vërtetë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 14:27

Beqiri: Durrës, do shihni Kamzën e vërtetë!

Një nga mbrojtësit e afruar gjatë kësaj merkatoje te Kamza është dhe vlonjati, që ka shërbyer sezonin e kaluar te Luftëtari, Orjad Beqiri. Ai gjatë një prononcimi për “Panorama Sport” shprehet se Kamza në dy ndeshjet e para ka qenë agresive dhe e tillë pritet të jetë edhe ndaj durrsakëve.
beqiri1
Skuadra po tregon gjithnjë vlerat reale të saj, duke mos lënë hije dyshimi për ndonjë forcë të munguar. Lojtarët gjithnjë e më shumë po afirmojnë vlerat, duke arritur edhe në formën e duhur.

Orjad, keni lënë pas dy ndeshje të bukura, por nëse te njëra fati ishte me ju, në ndeshjen e dytë kjo ju mungoi?

Me të vërtetë mund të them se dy ndeshjet e para ishin shumë të vështira. Jemi ndeshur me dy skuadrat pretendente për titullin. Ndonëse vërtet na ndihmoi fati në ndeshjen kundër Tiranës, por nuk ishte rastësi kjo fitore e arritur. Skuadra luftoi me agresivitet gjatë gjithë ndeshjes duke e kërkuar golin, pavarësisht se ai erdhi në fundin e lojës. Po ashtu edhe në ndeshjen e dytë kemi luajtur me të njëjtin agresivitet përreth 65 minuta, duke mos arritur rezultatin pozitiv. Tashmë ne i kemi lënë pas këto dy ndeshje dhe po mendojmë se çdo të bëjmë në ndeshjen e ardhshme.

Si e shihni takimin me Teutën?

Edhe në ndeshjen transfertë të Durrësit, mendoj se do të luajmë me të njëjtin stil loje, me atë agresivitet që kemi zhvilluar në dy takimet e para. Jemi duke u përgatitur për të hyrë në fushë me konceptim e fitores.

A ndjen vështirësi Beqiri për t’u përshtatur te Kamza?

Mendoj se jo. Pothuajse jam përshtatur plotësisht, ashtu si në Gjirokastër kisha shokë që luaja, edhe këtu kam të njëjtat kondita. Sigurisht, kur je një ekip të gjithë mundohemi të jemi si një familje, duke punuar së bashku për të mirën e saj. Besoj se nuk kam ndier asnjë problem në këtë aspekt. A

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"