Benzemanë nuk e duan as te Algjeria, trajneri: Jam i lumtur me lojtarët që kam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 14:38

Benzemanë nuk e duan as te Algjeria, trajneri: Jam i lumtur me lojtarët që kam

Karim Benzema ngriti shumë polemika para pak ditësh, me një postim që bëri në “Twitter”. Para pak kohësh presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, i mbylli dërën e kombëtares sulmuesit të Realit, duke thënë se aventura e tij me Francën ka përfunduar.

benzema

Nuk mungoi as përgjigjja e futbollistit, i cili ndër të tjera i kërkoi atij ta lejë të luajë me një kombëtare tjetër. Një nga kombëtaret me të cilën futbollisti mund të luaj është ajo e Algjerisë, e cila është njëkohësisht edhe vendlindja e tij.

Megjithatë 31-vjeçarit i është mbyllur dera edhe te kjo kombëtare, teksa trajneri Djamel Belmadi, në një intervistë të dhënë u shpreh se është i lumtur me lojtarët që ka. “Në repartin e sulmit kemi disa lojtarë si, Bunexha, Slimani, Delort, Sudani. Jam shumë i lumtur me ata që kam.”, u shpreh trajneri i Algjerisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"