“Benzemanë e vdes në fushë”, batuta e Ançelotit: Të jeni të sigurt se kur të vijë dita…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 20:15

“Benzemanë e vdes në fushë”, batuta e Ançelotit: Të jeni të sigurt se kur të vijë dita…

Kur gjërat shkojnë mirë, natyrisht që edhe humori nuk mungon. Reali i Madridit, Ançeloti e Benzema po kalojnë një moment të shkëlqyer në La Liga. Madrilenët fitojnë e kryesojnë La Ligan, trajneri është në “muaj mjalti” me klubin, teksa kapiteni shënon pambarimisht.

Benzema dhe Anceloti

Dy golat e shënuara në fitoren 6-1 kundër Majorkës i kanë çuar në 200 rrjetat e tij me fanellën e “Los Blancos” në kampionatin spanjoll. Dhe Ançeloti fill pas golit të dytë personal të francezit vendosi ta zëvendësonte për t’i dhuruar dhe ovacionet e publikut të pranishëm në “Bernabeu”.

Benzema nuk ka shfaqur shenja mërzie për zëvendësimin, ndërsa tekniku italian nuk i ka kursyer batutat pas ndeshjes. I pyetur për zëvendësimin e kapitenit, Ançeloti ka thënë: “Zëvendësimi? Të jeni të sigurt se kur të vijë dita të më kërkojë ta zëvendësoj, do ta vdes në fushë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"