Benzema “thumbon” sulmuesin tjetër të Francës: Mos më krahasoni me të, unë jam si Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 8:36

Benzema “thumbon” sulmuesin tjetër të Francës: Mos më krahasoni me të, unë jam si Formula 1

Karim Benzema nuk grumbullohet prej vitesh te Franca, teksa vendin e tij në kombëtare e ka marrë sulmuesi i Çelsit, Olivier Zhiru.bbenzema 

Duket se ky fakt nuk i pëlqen aspak sulmuesit të Realit, teksa këtë e ka thënë edhe hapur.

Në lidhje me krahasimin e tij me Zhiru, Benzema është shprehur qarta, teksa nuk i ka kursyer as thumbat për sulmuesin tjetër: “Mos krahasoni një Formula 1 me Karting. Sigurisht unë jam Formula 1.”, u shpreh sulmuesi madrilen. oliver-giroud

Kjo nuk do i pëlqejë aspak Zhirusë, i cili gjithsesi nuk po kalon një formë shumë të mirë, teksa në janar kërkoi edhe largimin nga Çelsi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"