Benzema mund të shpallet Kampion Bote edhe nga divani! Zbulohet vendimi i çuditshëm i Francës në Katar 2022

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 12:26

Benzema mund të shpallet Kampion Bote edhe nga divani! Zbulohet vendimi i çuditshëm i Francës në Katar 2022

Karim Benzema nuk është pjesë e përfaqësueses së Francës në Botërorin 2022. Në praktikë, pasi në letër është pjesë e kësaj përfaqësueseje dhe mund të shpallet Kampion Bote nëse Franca ia del të mbrojë titullin, duke marrë edhe medaljen përkatëse.

deshamp benzema

Kjo kuptohet qartësisht nga protokollet që Franca ka dorëzuar në FIFA para ndeshjes së parë të saj në grup ndaj Danimarkës. Në mbledhjen zyrtare me FIFA-n në stadiumin “974” në Doha, ajo dorëzoi një protokoll ku në stolin e zëvendësuesve figuronte dhe Karim Benzema. Një dokument që tregon edhe një herë arsyen pse sulmuesi nuk u zëvendësua në listë nga Deshamp, i cili filloi aktivitetin me 25 lojtarë nga 26 të mundshëm.

Në Federatë kanë dashur të vlerësojnë kështu kontributin e Benzema duke e lënë në listën zyrtare të ekipit edhe pse nuk mund të luante asnjë minutë në aktivitet. Kështu, nëse Franca shpallet kampione, edhe ai mund të marrë medaljen e tij, ndonëse nuk ka qenë pjesë aktive e skuadrës në këtë aktivitet. FIFA ka bërë të qartë se pavarësisht numrit të lojtarëve që grumbullonte çdo ekip, ajo kishte planifikuar që të dorëzonte medalje për 26 lojtarë në ceremoninë pas finales. Nëse aty do të jetë Franca, nëse ai dëshiron, një vend në podium do të jetë i rezervuar edhe për Karim Benzema.

PANORAMASPORT.AL