Benzema “mister Champions”, 20 gola në eliminatore/ Lojtari i tretë në histori që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 21:22

Benzema “mister Champions”, 20 gola në eliminatore/ Lojtari i tretë në histori që…

Karim Benzema la pas dëmtimin në kavilje dhe u kthye në fushë të mërkurën në mbrëmje në Ligën e Kampioneve. Kthimi i tij rezultoi i rëndësishëm për Realin, me kapitenin që shënoi të vetmin gol në fitoren 1-0 kundër Liverpulit.

benzema

Në momentin e festimit të golit, ai pësoi një dëmtim dhe trajneri Ançeloti vendosi ta zëvendësojë. Vetë ai pas takimit deklaroi se nuk ka asnjë problem dhe do të jetë në fushë për “Klasiken” e së dielës në La Liga përballë Barcelonës.

Duke qëndruar te tema Champions, me golin e djeshëm, Benzema është bërë lojtari i tretë në histori që shënon më shumë gola në fazën e eliminimeve direkte, 33, pas Leo Mesit me 49 gola dhe Kristiano Ronaldos me 67 gola. Për më shumë akoma, goli i tij ndaj Liverpulit ishte rrjeta numër 20 në po kaq takime me Realin në fazën e eliminimeve direkte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"