Benzema “kryqëzohet” pas humbjes së penalltisë, Ançeloti i del në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 18:21

Benzema “kryqëzohet” pas humbjes së penalltisë, Ançeloti i del në mbrojtje

Real Madrid nuk arriti të merrte 3 pikë mbrëmë në “Santiago Bernabeu” përballë Osasunës dhe për këtë një ndër fajtorët është Karim Benzema. Sulmuesi francez kishte mundësinë t’i dhuronte fitoren ekipit, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke bërë që sfida të mbyllej 1-1.

benzema

Kaq ka mjaftuar që ai të “kryqëzohet” në mediat spanjolle. Por trajneri Ançeloti e ka justifikuar duke thënë se ai është sulmuesi më i mirë dhe do të vazhdojë t’i ekzekutojë penalltitë.

“Vitin e kaluar ai humbi dy kundër Osasunas, por Karim mori penalltitë më të rëndësishme vitin e kaluar si kundër Sitit dhe i shënoi ato. Është ai që i gjuan më së miri dhe do të vazhdojë t’i ekzekutojë”, tha trajneri italian për sulmuesin i cili ka gabuar 4 nga 7 gjuajtjet e fundit nga pika e bardhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"