Benzema i shpëton burgut për shantazhin me video seksi, por merr një gjobë të majme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 19:12

Benzema i shpëton burgut për shantazhin me video seksi, por merr një gjobë të majme

Karim Benzema nuk do të përfundojë pas hekurave për rolin e tij në shantazhin me video seksi ndaj Metië Valbuena. Ky është vendimi i gjykatës franceze rreth çështjes në fjalë, siç ka raportuar “Le Parisien” që bën të ditur se gjithsesi sulmuesi është shpallur fajtor dhe nuk do të shmangë një gjobë të majmë.

benzema valbuebna

Në fakt, gjykata e Versajës kishte dënuar sulmuesin e Real Madrid me një vit burgim të pezulluar dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh për pjesëmarrjen e tij në ngjarjen ku ish-shokut të tij në radhët e  Francës, Valbuena, iu bë shantazh me një video që ai kishte regjistruar dhe ku Benzema ishte ndërmjetës i shantazhuesve.

Por përtej gjyqit civil, kishte edhe një gjyq ku përfaqësuesit e Valbuena kërkuan dëmshpërblim për dëmin që i ishte bërë dhe gjykata sot ka vendosur që të gjithë të përfshirët në ngjarje t’i paguajnë 150 mijë euro secili ish-mesfushorit të Francës. Nga ana tjetër, Benzema është dënuar edhe me pagesën e 80 mijë eurove për kostot e gjyqit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"