Bënte tatuazh pa maskë, klubi i Arsenalit në alarm për yllin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 19:00

Bënte tatuazh pa maskë, klubi i Arsenalit në alarm për yllin e skuadrës

Kapiteni i Arsenalit, Pier-Emerik Obamejang do të merret në pyetje nga skuadra e tij për videon e qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale ku shfaqet  pa maskë mbrojtëse së bashku me një artist tatuazhesh.
csportfoto2_Alejandro-Nicolas-Bernal-Pierre-Emerick-Aubameyang-900x480
Njëri prej zëdhënësve të “Topçinjve” u shpreh për “Press Association” se klubi do të bisedojë me sulmuesin nga Gaboni për t’i kujtuar atij përgjegjësitë dhe qëndrimin që duhet të mbajë.

Megjithatë, Arsenali nuk do të marrë masa ndaj futbollistët. Kujtojmë që vitin e kaluar 4 lojtarëve të “Topçinjve” David Luiz, Granit Xhaka, Aleksandër Lakazet dhe Nikolas Pepe janë gjobitur për thyerje të protokollit të ruajtjes prej COVID-it.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"