Benitez “spiunon” Liverpulin te Atletiko e Madrid: Ja si mposhten kampionët në fuqi të Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 17:19

Benitez “spiunon” Liverpulin te Atletiko e Madrid: Ja si mposhten kampionët në fuqi të Champions

Ish-trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez deklaron se kampionët në fuqi të Championsit mund të mposhtet vetëm nga një skuadër solide e cila mbrohet mirë, por që gjithashtu përfiton nga kundërsulmet.

benitez.newcastle.2018.19.ok.750x450

Sipas teknikut spanjoll, është shumë e vështirë të mbrohesh 90 minuta kundër “The Reds”, prandaj është e rëndësishme të krijohen mundësi ne kundërsulm.

Benitez, i cili tashmë drejton ekipin e Dalian Yifang, në Kinë, e sjell këtë formulë duke qenë se Liverpuli do të vizitojë sot vendlindjen e 59-vjeçarit, Madridin, për t’u përballur me Atletiko Madridin ne fazën e 1\8 të Champions League.

Skuadra e Klop vjen me 25 fitore nga 26 ndeshje në kampionat për këtë sezon. Edhe pse Benitez është një takticien i respektuar, duhet pranuar se zbatimi i asaj formule është tepër e vështirë, gjë të cilën e tregojnë dhe statistikat e tij kundër Liverpulit, duke numëruar 6 humbje ne 6 ndeshjet e luajtura kundër ish skuadrës së tij.

benitez

“Kur Njukastëll u përball me Liverpulin, lojtarët tanë nuk ishin më të shpejtë se të tyret, prandaj na duhej të ishim sa më të mbyllur për të marrë diçka nga ndeshja. Problemi është se nuk mundësh të jesh i mbyllur 90 minuta, prandaj duhet të krijosh diçka me kundërsulm. Pra të kërcënosh dhe të jesh vrastar para portës,” nënvizon Benitez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"