Benefitet e titullit kampion në Superiore/ 1 milion euro shpërblim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 21:50

Benefitet e titullit kampion në Superiore/ 1 milion euro shpërblim

Nëse në sezonin e ri, kampionët e Superiores nga arena ndërkombëtare shkojnë në Champions, humbasin dhe nuk kualifikohen, marrin 810 mijë euro nga UEFA. 260 mijë euro dhurohen nga UEFA për ekipet që nuk mund të jenë pjesëmarrëse në grupet e kompeticioneve të saj, ndërsa 350 mijë euro ofrohen si bonus eliminimi.

superiore

Sakaq, Tirana do të marrë edhe 200 mijë euro të tjera, ku 100 mijë euro jepen për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues në Ligën e Kampioneve dhe 100 mijë të tjera për pjesëmarrjen në turin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

TIRANA KAMPION

Kësaj shume i shtohen 80 mijë euro si shpërblim nga FSHF-ja për titullin kampion. Shto këtu 50 milionë të vjetër nëse fitojnë Kupën e Shqipërisë, ndërsa 150 milionë lekë i jep Bashkia Tiranë për titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"