“Bëmë një stadium shumë të bukur në Tiranë”, flet arkitekti i “Air Albania”: Të tillë duhet të ndërtojë edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 16:05

“Bëmë një stadium shumë të bukur në Tiranë”, flet arkitekti i “Air Albania”: Të tillë duhet të ndërtojë edhe…

Tashmë Kombëtarja kuqezi ka një shtëpi të re siç është “Air Albania Stadium”, i cili u inaugurua pikërisht në ndeshjen me Francën.arena

Arkitekti i këtij stadiumi ishte italiani  Marko Kasamonti, i cili tashmë krenohet në vendin e tij me këtë që ka arritur. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kasamonti është shprehur se “Air Albania” është shumë i bukur, dhe të njëjtin shembull duhet të ndjekë edhe Fiorentinën.

“Stadiumi i Fiorentinës është i shkëlqyer, por nuk është i rehatshëm për futbollin e sotëm. Janë disa gjëra që aty duhet të përmirësohen. Në Tiranë ne e ndërtuam stadiumin për 3 vjet, bëmë projektin, morëm lejen dhe nisëm punimet menjëherë. Për disa është e pakonceptueshme në Itali. Mënyra më e mirë këtu, është të ndërtojmë stadiume të reja.casamonti

Stadiumi që ndërtuam në Shqipëri është shumë i bukur, ka një kullë në të cilën ndodhet një hotel. Qytetarët shqiptarë ishin shumë të lumtur për stadiumin e ri, dhe një i tillë i duhet edhe Firoentinës.”, u shpreh Kasamonti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"