“Bëmë një ndeshje të mirë”, Reja: Keqardhje për rastin e Uzunit! Ju keni koncepte të çuditshme, vë bast që do të kritikonit edhe nëse fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2021 | 23:45

“Bëmë një ndeshje të mirë”, Reja: Keqardhje për rastin e Uzunit! Ju keni koncepte të çuditshme, vë bast që do të kritikonit edhe nëse fitonim

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas humbjes në shtëpi ndaj Anglisë, ku vlerësoi maksimalisht kundërshtarët. Tekniku italian shprehu keqardhje për rastin e humbur nga Uzuni, teksa në prononcimin për “Supersport”, pas ndeshjes, u shpreh:

bandicam 2021-03-28 20-22-55-057

NDESHJA- Nëse do të duhet të bëjmë një vlerësim për ndeshjen, u tërhoqëm më shumë në mbrojtje për ti zënë në befasi me kundërsulme. Nuk është se patën shumë raste në pjesën  e parë. E kishim përgatitur ndeshjen duke u bazuar te kundërsulmi. Uzuni e pati një rast, por nuk ia dolëm dot të krijonim raste të tjera. Ata janë shumë të fortë. Në planin mbrojtës bëmë shumë mirë. Po të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm, ishte ndeshje pozitive. Anglia është skuadër e përqendruar dhe nuk bëri asnjë gabim.

RASTI I UZUNIT DHE POZICIONI I CIKALLESHIT- Cikalleshi nuk ishte në kushtet më të mira të tij. Ka momente gjatë ndeshjes. Sot nuk ishte ai që ne njohim, pati vështirësi, se kishte lojtarë të nivelit të lartë. Ishte e vështirë. Për pjesën e impenjimit, të gjithë lojtarët bënë edhe gjëra të mira. Në pjesën e dytë, kishim diçka më shumë në sigurinë e lojës, që nuk e bëmë në pjesën e parë. Na erdhi shumë keq për rastin e Uzunit, mund të kishim kaluar në avantazh. Në momentin që kaloi në avantazh, Anglia pati qetësinë e duhur, na erdhi shumë keq për rastin e humbur. Nuk ndodhi, mëkat, do të ishte e bukur, t’i shënonim gol Anglisë sidomos në 0-0. Të ishim në avantazh do të ishte kënaqësi shumë e bukur.

MANGËSITË TE QARKULLIMIT I TOPIT-  Ju keni koncepte të çuditshme në futboll, unë vë bast se nëse do të barazonim apo fitonim do të gjenit diçka në aspektin kritik se ndoshta është kryesorja që njerëzit këtu kanë. Duhet vlerësuar fort kundërshtari. Jo se nuk duam, duhet të shohim nëse të lë kundërshtari, kur ke të ndryshëm ndoshta mund të ndodhë diçka tjetër.

Duhet marrë në konsideratë kundër kujt luan, është ekip i fortë, kanë forcë, mbyllin hapësirat dhe kur përplasesh me ta fluturon tutje. Është e vështirë të ulësh topin se të hidhen sipër, nuk na linin të merrnim frymë. Por duhet të jemi të fortë fizikisht si ata, ne e bëmë ndeshjen si e përgatitëm, sipas meje nëse nuk pësonim në pjesën e parë, me kalimin e minutave bënim diçka. Golin ia dhamë ne, pastaj patën mundësi, por për një ekip të këtij niveli, kemi bërë një ndeshje të nivelit të mirë, nuk mund të themi asgjë”, tha Reja.

Ndërkaq për “Rtsh”, Reja u shpreh se në rast se pjesa e parë do ishte mbyllur pa gola, atëherë në pjesën e dytë Kombëtarja do shfaqej më ndryshe.

“Për ta vlerësuar si duhet ndeshjen, ne dhamë gjithçka që kishim. U treguam luftarakë. Kishim Hysajn që bëri një ndeshje të mirë. Gjimshiti në pjesën e parë kishte një problem fizik. Nëse pjesën e parë do e mbyllnim në barazim pjesën e parë, në të dytën do kishim një ndryshim. E kishim përgatitur ndeshjen në mbrojtje, por edhe me 3 sulmues, pasi kërkonim t’i kapnim në befasi, por nuk na lanë hapësira.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"