Bëmat e Valverdes, ndoqi ambulancën me motor për të mbërritur në stërvitje

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 16:49

Bota La Liga Të fundit

Bëmat e Valverdes, ndoqi ambulancën me motor për të mbërritur në stërvitje

E mbani mend historinë që Ivan Rakitiç, i cili u kthye në këmbë nga aeroporti i Barcelonës deri në shtëpinë e tij. Shkak u bënë trazirat dhe protestat e shumta pas vendimit të gjykatës për të dënuar liderët e Katalonjës.valverde

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe trajnerit Ernesto Valverde dhe mesfushorit Frenki De Jong. Pak orë më vonë ata u bllokuan në aeroport dhe e kishin të vështirë që të lëviznin për shkak të një trafiku të tmerrshëm. De Jong rikthehej nga grumbullimi i Holandës, ndërsa Valverde i kishte lejuar vetes disa ditë pushim.

Trajneri ka telefonuar klubin dhe një roje i sigurisë është kujdesur që t’i largojë të dy nga aeroporti për në qendrën stërvitore të katalanasve. Trajneri Valverde ishte ai që udhëtoi i pari në motor bashkë me rojën e Barcelonës. Ky i fundit duhet të ishte korrekt me orarin e stërvitjes së skuadrës dhe sipas emisionit “El Chiringuito” përfituan duke ndjekur një ambulancë, e cila çante më shpejt trafikun dhe mundësonte lëvizjen.Valverde

Edhe De Jong udhëtoi pak minuta më vonë, ndërsa sendet dhe valixhet e tyre u transportuan disa orë më vonë kur situata në qytet ishte qetësuar dhe trafiku u lirua. Protestat e shumta në Katalonjë bënë që të shtyhej edhe “El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, e cila do të zhvillohet më 18 dhjetor.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com