Belica nuk është i gatshëm, pothuajse jashtë ekipit ndaj Mariborit. Atanda me sytë nga viza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 15:38

Belica nuk është i gatshëm, pothuajse jashtë ekipit ndaj Mariborit. Atanda me sytë nga viza

Shanset që qendërmbrojtësi i Partizanit, Egzon Belica, të jetë në fushë në ndeshjen e së enjtes ndaj Mariborit, janë shumë të vogla. Qendërmbrojtësi titullar ka pësuar një dëmtim në gju dhe me 90 për qind të shanseve do të jetë në tribunë në këtë përballje, pasi koha e rikuperimit është mjaft e shkurtër.

partiz

Në mungesë të tij, trajneri Gega me shumë mundësi do të kthejë Ibrahimin në qendër dhe do t’i japë një mundësi afrimit të merkatos, Rron Stavoci, që të jetë në formacion. Por, dje nuk ka pasur asnjë zhvillim sa i takon pajisjes me vizë të Sodiq Atandës. Nigeriani do të ishte një zgjidhje ideale për formacionin e të kuqve dhe klubi po bën të pamundurën që ta pajisë në kohë me vizën sllovene, por do të shihet nëse një gjë e tillë ndodh.

Ndryshime të pakta pritet të ketë në repartin e sulmit, ku Bardhi pritet ta nisë në formacion, ndërsa Trashi do të kthehet pas në mbrojtje, për të mbajtur krahun e majtë dhe për të qenë një ndihmë më shumë për mesfushën, por edhe siguri për prapavijën. Formacioni i të kuqve pritet të marrë formë përfundimtare pas seancës stërvitore të ditës së sotme, e cila do të jetë e fundit në vendin tonë para nisjes drejt Sllovenisë.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"