Belgjika në version “top secret”, anulon stërvitjen në “Allianz Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2021 | 10:17

Belgjika në version “top secret”, anulon stërvitjen në “Allianz Arena”

Pasditen e së mërkurës, drejt fundit të seancës stërvitore, i hapur për gazetarët dhe operatorët, Eden Hazard u prezantua në fushën e Tubizes me shapkat në këmbë dhe disa këpucë loje në fushë. Përkrah tij dy fizioterapistë. I madhi i Hazardëve është një nga dy dëmtimet e mëdha të Belgjikës, tjetri është De Bryjne. Do të luajnë apo jo? Trajneri Roberto Martinez po bën gjithçka për të fshehur gjurmët. Edhe ditën e djeshme nuk është stërvitur në “Allianz Arena” vetëm për të mos treguar asgjë nga plani i tij lidhur me dy kampionët.

belgjika

“SKENAR” – Duket sikur ka shk- ruar një skenar. Vetë trajneri të hënën pasdite u shpreh që dy lojtarët janë brenda Europianit dhe kanë secili 50% mundësi për të rikuperuar përpara Italisë. Duke saktësuar:

“Testet nuk kanë treguar dëme të mëdha”. Të martën Hazardi tjetër, Torgan, saktësoi që vëllai i tij po punon fort dhe dëshiron të jetë gati për Italinë, më pas zyra për shtyp komunikoi që stërvitja në stadiumin e Mynihut e parashikuar për dje është anuluar dhe skuadra u limitua në një shëtitje në kuadratin e gjelbër dhe rifinitura u zhvillua në orën 11:00 të ditës së djeshme në Tubize.

Martinez, pra, i ka mohuar shtypit të shikojë për herë të fundit Belgjikën në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Nuk është gjithçka: për Hazardin është përfolur vetëm për një kontrakturë.

Po De Bryjne? Nuk dihet. Martinez po luan lojën e tij të “pokerit”, nuk dëshiron t’i japë siguri formacioni Italisë dhe Mançinit, por këto situ- ata duken shumë si një simptomë pasigurie.

Në dhomat e zhveshjes së belgëve dihet e vërteta dhe kërcimi “po, jo, ndoshta” rrezikon vetëm të zhvlerësojë zëvendë- suesit e mundshëm, që mund të jenë Mertens dhe Karrasko, edhe pse dikush hipotizon Trosardin dhe Praetin, për një formacion më mbrojtës dhe të prirur ndaj kundërsulmit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"