Belgjika në modë, përveç Gurit edhe dy yje të tjerë nga Superiorja firmosën aty

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2018 | 23:06

Belgjika në modë, përveç Gurit edhe dy yje të tjerë nga Superiorja firmosën aty

Sindrit Guri u zyrtarizua ditën e sotme tek Ostende, por Belgjika është një destinacion i pëlqyer, dhe i kthyer në modë për shqiptarët, veçanërisht për sulmuesit. Përveç tij, nga Kategoria Superiore janë transferuar edhe dy yje të tjerë.

Olainka

Peter Olainka kaloi nga Skënderbeu, pas dy sezonesh me korçarët, tek klubi i Gentit në Belgjikë, në vitin 2016. Gjithsesi, ai shkoi në huazim më pas tek Dukla Pragë, ndërsa tani luan po në Belgjikë, por i huazuar tek Zulte Varegem.

abazaj

Gjithashtu, pak javë më parë, ishte Kristal Abazaj që zgjodhi Belgjikën si destinacionin për të vazhduar karrierën jashtë Shqipërisë, teksa firmosi për klubin e Anderlehtit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"