Belen Rodriguez shpërthen ndaj ndjekësve: Më keni çarë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 22:56

Belen Rodriguez shpërthen ndaj ndjekësve: Më keni çarë…

Një bukuri si Belen Rodriguez nuk ka sesi të mos tërheqë vëmendjen e mediave dhe sigurisht ndarjet e saj të shpeshta e bëjnë edhe më tërheqëse për faqet e para të mediave rozë. Para dy ditësh, revista italiane “Chi” publikoi lajmin se ajo është ndarë përfundimisht me pilotin italian të Moto GP-së, Andrea Ianone.

download (1)

Këtë herë duket se është përfundimtar vendimi, pasi Belen ka pushtuar rrjetin me foto dhe nuk është treguar aspak tolerante ndaj komentuesve që gjejnë gjithmonë diçka për të thënë, thjesht për ta bezdisur.

Belen_1000

Një komentuese ia ka vënë në pah mbi-postimin këto dy ditë duke i thënë: “Ke postuar 10 foto për dy ditë, hahaha…”, ndërsa Belen ia ka kthyer me një gjuhë të ashpër: “Oh nëna ime çfarë njerëzish, na keni çarë b…”.

belen-rodriguez-foto-instagram-belen-rodriguez-1590527487

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"