“Bekim nga Zoti”, futbollisti afrikan i shpreh dashurinë aktores shqiptare 19 vite më të madhe: Je ajo që unë dua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 23:56

“Bekim nga Zoti”, futbollisti afrikan i shpreh dashurinë aktores shqiptare 19 vite më të madhe: Je ajo që unë dua

Aktorja, Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan Keith Owen Groeneveld zbuluan se ishin në një romancë pak ditë më parë.

Çifti kanë treguar se dashuria e tyre nuk njeh moshë. Edhe pse me një diferencë prej 19 vitesh, ata janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit.

Aktorja, nëna e katër fëmijëve, zbuloi se nuk e ka aspak problem që është lidhur me një njeri me ngjyrë, ndërsa shtoi se i vjen keq për njerëzit që paragjykojnë.

Dhe tani çifti kanë nisur të shprehin publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

“Akullin” në rrjetet sociale e theu fillimisht futbollisti afrikan, i cili publikoi ditën e djeshme një video ndërsa ecte me aktoren dorë për dorë në Valbonë.

Po ashtu, të mërkurën Keith i dedikoi fjalët më të ëmbla 40-vjeçares, duke u shprehur se Adriana Matoshi është “ajo që do” dhe se hyrja e saj në jetën e tij është bekim nga Zoti.

“Dielli im. Ti je ajo që më falë buzëqeshje, ti je ajo që më kë shtyrë kaq shumë të jem version më i mirë i vetes sime, ti je ajo që ke besuar në mua më shumë se kushdo tjetër, ti je ajo që unë dua. Ti je e mrekullueshme dhe një person i mrekullueshëm me një zemër të madhe. Sinqerisht, një bekim nga Zoti. Të dua shumë shpirt,”- shkroi Groeneveld.

/Panoramaplus.al

 

LEXO EDHE:

FOTO/ Të kapur për dore, aktorja shqiptare dhe futbollisti afrikan 19 vite më i ri bëjnë publike lidhjen në rrjetet sociale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"