Bekim Kuli bën trajnerin, Xhaja pëson tërheqje. Ja pikantet në Apolonia-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:38

Bekim Kuli bën trajnerin, Xhaja pëson tërheqje. Ja pikantet në Apolonia-Bylis

Bekim Kuli vijon që të ketë një rol aktiv në skuadrën e Bylisit. Pa marrë paleta, por ka energjinë dhe dëshirën për të treguar me veprime ndjesinë e trajnerit të parë të skuadrës. Një javë më parë, u bë pjesë e sherrit të nisur nga Nuabueze, ndërsa këtë fundjavë, ka qenë sërish protagonist.

apolonia bylis

Këtë herë, pa asnjë polemikë, vetëm për të motivuar, korrigjuar dhe karikuar lojtarët e Bylisit. Bekim Kuli ka qenë shumë aktiv përgjatë gjithë ndeshjes, që është dëgjuar shpesh duke udhëzuar lojtarët e tij. “Bravo, Toni! Hajde, hajde!” – motivon Bejin; “Shif mbrapa, Frenki, shifi të dy!”, “Çfarë bën, o Qardaku? Moos!” janë disa nga sugjerimet e numrit dy të pankinës ballshiote për episode të veçanta gjatë ndeshjes. Këshilla prej një ish-futbollisti me shumë eksperiencë që tanimë është futur në rrugën e trajnerimit…

ARBITRI – Një tjetër episod ka qenë në minutën e 54-t, kur kryesori Juxhin Xhaja ka pësuar një tërheqje muskulore. Është dashur që ai të ndërpresë lojën dhe, pasi ka marrë ndihmën mjekësore i është rikthyer gjykimit në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"