Bekim Balaj s’di të ndalet, i shënon “gjyshit” Kirali (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2016 | 18:13

Bekim Balaj s’di të ndalet, i shënon “gjyshit” Kirali (VIDEO)

Aventura e Bekim Balajt me fanellën e Terek Gronzit ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas golit në sfidën e parë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në një tjetër ndeshje miqësore.

13537585_1446342155392959_730611152776438052_nSkuadra e tij fitoi 2-0 ndaj Haladas. Interesant është fakti që Balaj i shënoi portierit veteran Gabor Kirali, i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me prezencën në Europian.

Portieri i Hungarisë u thye nga shqiptari me një goditje të bukur me kokë. Pas një krosimi nga e djathta, Balaj rrëmben kohën e mbrojtësit dhe e ndal topin në rrjetë.

Dy golat në po kaq ndeshje dëshmojnë se transferimi i Balajt te Tereku mund ta rikthejë atë në kohët e arta. Te Rijeka, ai nuk po gjente hapësirat e duhura dhe aktivizimi ishte gjithnjë e më i pakët.

Gjatë kohës kur Shqipëria ishte në Francë për Europianin, Balaj arriti akordin me ekipin çeçen dhe duket se ka bërë zgjedhjen e duhur. Bomberi shkodran po vlerësohet nga drejtuesit si një goditje e zgjuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"