Bekam mahnitet nga argjentinasi dhe i thur elozhe: E adhuroj Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 9:40

Bekam mahnitet nga argjentinasi dhe i thur elozhe: E adhuroj Mesin

Mungesa e personalitetit ka qenë një nga kritikat më të zakonshme drejtuar Lionel Mesit nga kritizerët e tij. Por nëse një pjesë mendojnë se Leo nuk ka personalitet, një grup tjetër i madh mendon të kundërtën.

9655

I tillë është rasti i Devid Bekam. Ish-ylli i Realit të Madridit, i cili dëshiron ta ketë Mesin te skuadra e tij, Inter Majami në SHBA, ka vlerësuar dy nga asetet e “Pleshtit”.

“Mesin e adhuroj për shumë arsye. E adhuroj, sepse është një lojtar i madh, ka një personalitet të fortë, është një njeri i madh. Leo luan me pasion, luan lirshëm dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme. Gjithnjë më ka pëlqyer të shoh lojtarë të tillë”, ka thënë Bekam.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"