Bekali i përgjigjet Qakës: Të më thuash falëminderit, se të dhashë 10 mijë euro në muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 21:25

Bekali i përgjigjet Qakës: Të më thuash falëminderit, se të dhashë 10 mijë euro në muaj

Lojtari shqiptar, Kamer Qaka u rikthye te skuadra e Poli Iasi pas largimit për një periudhë te skuadra e Steauas dhe u largua ku përmenden edhe mosmarrëveshje me presidentin Bekali. Mesfushori dha edhe një deklaratë për mediat teksa thotë se nuk ka gabuar që është rikthyer te skuadra ku luante më parë. Ndërsa presidenti i Steauas Bekali ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Qakës duke thënë:

gigi_becali_012_80959800

Nëse Qaka hedh baltë mbi ekipin tonë, që i dhashë plot 10 mijë euro në muaj, atëherë s’kam çfarë të them, ia bën koka e tij. E mora nga Iasi ku merrte 3 mijë euro dhe i dhashë 10 mijë. Unë nuk doja ta largoja ashtu, le t’i merrte gjërat hap pas hapi. I ofroi Iasi 10 mijë euro dhe u largua, por nëse nuk do t’i ofronte nuk do të largohej. Ai duhet të më thotë faleminderit mua, pasi nga unë po merr 10 mijë euro edhe atje. Nuk kam kohë të humbas gjithë ditën duke u marrë me një djalë të keq si Qaka”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"