Bëjnë gabime, por shqiptarët e Serisë B marrin nota “kaluese”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2017 | 21:52

Bëjnë gabime, por shqiptarët e Serisë B marrin nota “kaluese”

Disa futbollistë shqiptarë ishin të pranishëm në fushën e lojës gjatë ditës së sotme në ndeshjet e Serisë B. Paraqitjet e tyre u vlerësuan me nota “kaluese” nga “Tuttomercatoëeb”, por megjithatë nuk munguan pa u vënë në dukje edhe disa gabime të tyret.

Migjen Basha (Bari) – 6

Ndër më të mirët në pjesën e parë, madje duke krijuar dhe një rast të rrezikshëm për gol, por ul ritmin në pjesën e dytë duke u kujdesur vetëm për rikuperimin e topit në prapavijë.

Samir Ujkani (Piza) – 6.5

Pritja që i bëri gjuajtjes së Palombit vleu 3 pikë.

manaj

Rei Manaj (Piza) – 5.5

Shumë uri për të treguar vlerat pas 6 muajsh për t’u harruar te Peskara. Një pjesë e parë pa shumë punë për të bërë, sakrifikon në të dytën, por gabon një penallti në fund.

Edgar Çani (Piza) – 6 (u aktivizua në minutën e 68)

Lojë e kujdesshme, por pa patur mundësinë për të goditur portën.

Berat Gjimshiti (Avelino) – 6.5

Bën disa gabime, por në përgjithësi ia del mbanë me forcën fizike të sulmuesve kundërshtarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"