Bëjnë 12 orë udhëtim, por skuadra kundërshtare nuk paraqitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 11:43

Bëjnë 12 orë udhëtim, por skuadra kundërshtare nuk paraqitet

Klubi i futbollit të femrave në Brazil, Manikore, ka udhëtuar plot 12 orë për të luajtur në ndeshjen në transfertë në Manaus ndaj Atletiko Amazonense.

eqeqw

Vajzat nga Manikore përshkruan 450 kilometra në terrenin e vështirë të Amazonës për t’u paraqitur në ndeshjen e tyre të kampionatit, por pas arritjes në destinacion nuk munguan surprizat, pasi ekipi vendës nuk u paraqit për këtë ndeshje.

Megjithatë, ekipit Manikore i shërbeu ky udhëtim i gjatë për turizëm, pasi vizituan njërin prej stadiumeve ku janë zhvilluar ndeshjet për Kupën e Botës “Brazil 2014”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"