“Bëjmë gabime foshnjarake në mbrojtje”, Birçe kërcënon Tiranën: Nuk kanë asgjë më shumë se Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 15:24

“Bëjmë gabime foshnjarake në mbrojtje”, Birçe kërcënon Tiranën: Nuk kanë asgjë më shumë se Bylisi

Flamurtari barazoi në shtëpi ndaj Bylisit me rezultatin 2-2. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i skuadrës vlonjatë, Birçe, analizoi problemet e skuadrës së tij, teksa tregoi se objektivi i Flamurtarit në këtë përballje ishte vetëm fitorja.

bandicam 2019-12-14 15-17-47-822

“E nisëm mirë, zhvilluam pjesë të parë dinjitoze. Patëm epërsi. Arritëm të realizonim 2 gola, një ishte offside. U goditëm atëherë kur nuk duheshe. Goli ndikoi për vazhdimësinë e lojës. Lojtarët ishin të paqartë,  gabonin në pasime të thjeshta, kishte një ngërç psikologjik. Në pjesën e dytë u mundova ti motivoja. Kam deklaruar se në këto 3 ndeshje na duhen patjetër 5 pikë. Falim gola, ky është problemi.

Skuadra ka prordhuar, ngërçin e kemi pasur te rastet e humbura. Kemi probleme të tjera që na shfaqen herë pas here, edhe në mesfushë, lojtarët nuk vrapojnë shumë. Gabojmë në mënyrë foshnjarake në fazën e mbrojtjes, ajo na ka penalizuar në rezultat.

Objektivi – Sot kishim objektiv 3 pikët. Do shikojmë ndeshjet e ardhshme. Do kërkojmë mos dalim pa gjë ndaj Tiranës dhe Teutës. Kundërshtarët nuk më thonë gjë më shumë se ekipi që kaluam sot. Ashtu edhe për ndeshjen e 3-të ndaj Teutës.

Baza e punës tonë është t’i ndihmojmë sa të mundemi lojtarët. Gjatë ditëve javëve që përgatitet skuadra, ka momente rebelimi të lojtarëve, të cilët mundohemi t’i ingaranojmë. Këto probleme shfaqen në ekipet që mungon mbështetja financiare.

Gabimet amatoreske – Asaj iu referova dhe unë. Na la pasoja momenti i golit në fundin e pjesës së parë. Futbollistët ishin të mërzitur dhe ndiheshin nga ana psikologjike të rënduar. Reagimi erdhi i vonshëm. Kur u goditëm 2 herë, kaluam me 3 mbrojtës. Në fund edhe mund ta humbisnim ndeshjen, edhe mund ta fitonim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"