Bejlin duan ta largojnë nga Madridi, media pranë Realit sulmon uellsianin: Dha atë që priste Zidani – ASGJË!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 22:51

Bejlin duan ta largojnë nga Madridi, media pranë Realit sulmon uellsianin: Dha atë që priste Zidani – ASGJË!

Sulmuesi i Real Madridit Garet Bejl tashmë nuk ka vetëm tifozët kundër por dhe mediat.

BEJL

E përditshmja sportive “Marca”, media pranë Realit i ka kushtur një artikull kritik dhe të ashpër kundër futbollistit uellsian. Në shkrimin  e sotëm , ata fajësojnë 31-vjeçarin për mungesë rezultatesh përballë skuadrave të mëdha dhe ironizoi faktin e të qenit i dëmtuar me Realin vazhdimisht, kurse me Uellsin nuk mungon asnjëherë.

“Bejl dha  atë çfarë Zidani priste – asgjë”, hapet numri i sotëm i “Marca”. Ndërkohë, Bejl kritikohet si lojtari më i paguar në skuadër, por që nuk jep rendimentin e duhur në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"