Bejli rikthehet te Reali? Murinjo sqaron zërat: Ju tregoj si është e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 14:43

Bejli rikthehet te Reali? Murinjo sqaron zërat: Ju tregoj si është e vërteta

Në Spanjë dhe Angli po qarkullojnë zëra se Totenhemi nuk ka ndërmend ta mbajë Garet Bejlin për një sezon të dytë të huazuar, por do ta kthejë atë në “Bernabeu” në verë.

bejl

Por, trajneri i “Spërsave”, Zhoze Murinjo, thotë se një gjë e tillë nuk është vendosur ende: “Nuk ka pasur asnjë sekondë diskutim për këtë. Garet është një lojtar i huazuar deri në fund të sezonit. Ju premtoj se nuk ka pasur asnjë diskutim për këtë.

Ai erdhi i dëmtuar dhe muajin e parë ishte jashtë. Ndeshjet e Ligës së Europës po e ndihmojnë të kapë formën. Në Premier Ligë ka luajtur më pak. Pësoi një dëmtim të lehtë në Stok. Nuk është një proces i lehtë, por le të marrim më të mirën prej tij deri në fund”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"