Bejl te Totenhemi dhe Dele Ali te Reali, Zidan frenon gjithçka. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 17:22

Bejl te Totenhemi dhe Dele Ali te Reali, Zidan frenon gjithçka. Ja arsyeja

Garet Bejl është shumë afër kalimit te Totenhemi ku do të ishte një rikthim për të te “Spërs”, skuadër në të cilën ai luante para se të kalonte te Reali, ku tashmë është një i padëshiruar.

bejl

Së fundmi kanë qarkulluar lajme se mund të ndodhë një shkëmbim mes uellsian it dhe sulmuesit të Totenhemit, Dele Ali. Megjithatë sipas asaj që shkruan “AS” në Spanjë, ai që ka frenuar gjithçka është trajneri i Realit, Zinedin Zidan.

Ky i fundit nuk është i kënaqur nga një deklaratë e Dele Ali në 2017-ën, kur Totenhemi fitonte 3-12 ndaj madrilenëve në Ligën e Kampionëve, dhe lojtari anglez shprehej: “Nuk e kuptoj pse gjetëm aq shumë hapësirë ndaj kundërshtarit. Ne mund të luajmë ndaj skuadrave të mëdha dhe t’i mposhtim ato. Unë jam i mërzitur që nuk shënova tripletë, por vetëm 2 gola. Unë e kisha të lehtë ta arrija këtë”.

Dele Ali Totenhem

Kjo deklaratë e bëra para 3 vitesh nga Dele Ali nuk i ka pëlqyer Zidanit, i cili ka refuzuar ta marrë te Reali dhe ka pranuar vetëm largimin e Bejlit, pa e përfshirë atë në shkëmbim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"