Bejl nesër udhëton drejt Londrës për vizitat mjekësore tek Totenhemi, uellsiani nuk vjen vetëm nga Madridi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 12:48

Bejl nesër udhëton drejt Londrës për vizitat mjekësore tek Totenhemi, uellsiani nuk vjen vetëm nga Madridi

Sipas Fabrizio Romanos, Garet Bejl do udhëtojë nesër drejt Londrës për të kompletuar kalimin tek Totenhemi. Klubi anglez po diskuton detajet e fundit me Real Madridin, ku pritet që rroga e uellsianit të paguhet gjysma nga Totenhemi dhe gjysma nga Reali.

garet bejl

Sulmuesi do i nënshtrohet vizitave mjekësore pasi të mbërrijë në Angli, me Reguilon që gjitashtu pritet ti  bashkohet Totenhemit nesër nga Madridi. Ky do të ishte një rikthim tek Totenhemi për Bejlin. Transferimi do jetë huazim për 1 vit, dhe Murinjo ka dhënë aprovimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"