Bejl në shitje, Reali kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 18:09

Bejl në shitje, Reali kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë

Reali i Madridit është i gatshëm ta lërë të lirë uellsianin Garet Bejl, me kushtin e vetëm që të interesuarit të paguajnë 100 milionë euro.

bejl

Nga Spanja lajmet duken të sigurta se drejtuesit e madrilenëve janë ngopur me problemet e 27-vjeçarit, dhe e kanë vendosur në merkato sulmuesin. Dëmtimet e shpeshta kohët e fundit e kanë detyruar trajnerin Zidan të mos ketë më besim tek aftësitë e lojtarit.

Mançesteri i Junajtidit ka kohë që qëndron tek dera për shërbimet e uellsianit, ndërsa presidenti Perez duket se do të bindet vetëm nga oferta e duhur, me paratë që të paguhen menjëherë. Bejl erdhi tek Reali në vitin 2013, pas një transferimi rekord për kohën, prej skuadrës së Totenhemit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"