Bejl merr vendimin për të ardhmen: Kjo ishte pjesa e fundit e mozaikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2022 | 0:02

Bejl merr vendimin për të ardhmen: Kjo ishte pjesa e fundit e mozaikut

Garet Bejl ka vendosur që të mos varë këpucët në gozhdë pa luajtur edhe Botërorin e Katarit. Kjo u bë e qartë pak minuta pas fitores në play-off ndaj Ukrainës. Sulmuesi i Uellsit, i cili është pa ekip zyrtarisht pas largimit nga Real Madrid, bëri të qartë se ndonjë plan për t’u tërhequr gjatë kësaj vere, është shtyrë për momentin.

bejl

“Ndoshta edhe për pak kohë”, tha duke qeshur ai. “Ky rezultat është më i madhi në historinë e futbollit të Uellsit. Ne po shkojmë në një Botëror! Do të thotë gjithçka për ne, ky është realizimi i ëndrrave, kemi punuar për këtë objektiv që nga momenti kur unë kam ardhur për herë të parë në këtë ekip. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë atë që ndjej në këto momente.

Kjo është ajo për të cilën ne kemi punuar gjatë gjithë karrierës tonë dhe ta bëjmë këtë para tifozëve, kombit, për veten dhe familjet tona, është një arritje e pabesueshme dhe do të jetë diçka për të cilën do të jemi gjithmonë krenarë.

Kjo do të thotë gjithçka për ne, Kjo është pjesa e fundit e mozaikut që të gjithë dëshironim dhe sonte do ta festojmë”, tha Bejl pas sfidës i emocionuar para kamerave. Këto fjalë hapin zyrtarisht edhe merkaton për futbollistin, i cili tashmë do të kërkojë një ekip cilësor ku të jetë në aktivitet para se të fillojë Botërori në nëntor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"