Bejl dhe CO në “Elbasan Arena”, FSHF publikon çmimet e biletave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 16:01

Bejl dhe CO në “Elbasan Arena”, FSHF publikon çmimet e biletave

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për miqësoren ndaj Uellsit që do të luhet në datën 20 nëntor në “Elbasan Arena”. Kjo përballje do të jetë pas ndeshjes zyrtare Shqipëri-Skoci e cila do të zhvillohet në Shkodër, më 17 nëntor.

Gareth-Bale-Aaron-Ramsey-611891

Kujtojmë që Uellsi ka në përbërje lojtarë si klasi si Gareth Bejl apo edhe Aron Ramsej i Arsenalit. Kombëtarja uellsiane drejtohet nga legjenda Rajan Gigs.

Cmimet

Prania e këtyre emrave, mund të jetë një motiv më shumë që tifozët shqiptarë të mbushin stadiumin. Ndërkohë çmimet e biletave variojnë nga 300 lekë e deri në 6000 lekë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"